Barcelona si protestuesit e Tiranës, nuk po mund t’i ndal askush
Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, duke triumfuar me rezultat 2-5 në udhëtim ndaj Real Betisit, në kuadër të javës së nëntë të kampionatit spanjoll.
Katalonasit e nisën furishëm ndeshjen, me Lamine Yamal që realizoi në minutën e 10-të, ndërsa Rodri dyfishoi epërsinë në minutën e 41-të.
Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi dominimin, me Gabriel Jesus që shënoi në minutën e 51-të, Garcia në të 62-tën dhe Olmo në minutën e 81-të.
Në anën tjetër, për Real Betisin realizuan Gomez në minutën e 27-të dhe Ezzalzuli në minutën e 53-të.
Vendasit mbetën me një lojtar më pak nga minuta e 54-t, pasi Bernal u ndëshkua me karton të kuq, duke e bërë edhe më të vështirë përpjekjen për rikthim në ndeshje.
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të kryesojë La Ligën me 27 pikë, pesë më shumë se Atletico Madridi, që renditet në pozitën e dytë.
Të rejat Lexo më shumë
Kongresisti amerikan shpreh shqetësim për krizën në Shqipëri
Pesë gola, karton i kuq dhe spektakël – Barcelona mposht Betisin dhe vazhdon marshimin në La Liga
Thirret protestë kundër Albin Kurtit