Sport
04/11/2026 00:02
Barcelona shënon fitore komode ndaj Aston Villas
Barcelona ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Aston Villas, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e Ligës të Ligës së Kampionëve.
Skuadra katalunase ishte dominuese nga fillimi për të fituar me rezultat 3-0.
Lamine Yamal pas vetëm shtatë minutave lojë shënoi për të kaluar Barcelonën në epërsi.
Villa kishte një mundësi të mirë shënimi por që Johan Manzambi dështoi nga afërsia.
Barcelona vazhdoi me ritmin e lartë edhe në pjesën e dytë, ku Raphinha u përkujdes për golin e dytë pas bashkëpunimit me Fermin (52’).
Kapiteni më pas e vulosi fitoren me një tjetër gol të bukur për t’ia arkëtuar katalunasve pikët e plota (64’).
Kësisoj, Barcelona shkon në kuotën e nëntë pikëve, aq sa ka edhe Villa.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Vulin tenton të ikë në Moskë - aeroplani kthehet në Beograd nga Lituania
Sport
Interi triumfon bindshëm ndaj Feyenoordit si mysafir
Sport
Bayern Munich fiton ndaj Atletico Madridit dhe vazhdon ngjitjen
Lajme