Barcelona përgatit rinovimet, Deco synon t’i blindojë dy talentet e skuadrës
Barcelona ka nisur përgatitjet për rinovimin e kontratave të Gerard Martín dhe Brian Fariñas, me synimin për të siguruar të ardhmen e dy futbollistëve, raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.
Klubi katalanas po i jep përparësi vazhdimit të bashkëpunimit me lojtarët që i konsideron pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë, duke u fokusuar veçanërisht te talentet e reja, shkruan
Përveç Martín dhe Fariñas, drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë edhe rinovimet e Raphinhas, Xavi Espart dhe Marc Bernal. Megjithatë, dy emrat e parë janë ndër prioritetet e klubit në këtë periudhë.
Drejtori sportiv, Deco, synon t’i përmbyllë marrëveshjet para verës së ardhshme, pasi kontratat e të dy futbollistëve skadojnë në vitin 2028.
Gerard Martín është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick. Ai ka treguar përshtatshmëri të madhe, duke kaluar nga pozita e mbrojtësit të krahut në atë të qendërmbrojtësit, ndërsa luajti rol të rëndësishëm në sukseset e sezonit të kaluar në La Liga dhe Superkupën e Spanjës.
Martín pritet të ketë edhe më shumë përgjegjësi në vazhdim, sidomos pas lëndimit të Andreas Christensen.
Ndërkohë, Brian Fariñas ishte pranë largimit gjatë verës, por Flick vendosi ta mbajë në skuadër. Mesfushori 20-vjeçar ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje këtë sezon, por Deco tashmë ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e tij dhe, sipas raportimeve, diskutimet po ecin në drejtim pozitiv.
Të rejat Lexo më shumë
Protestat studentore në vend, AMP: Po verifikojmë çdo shkelje ligjore nga punonjësit e policisë
Rama thotë se qeveria do t’i ndihmojë bizneset e vogla të dëmtuara nga protesta: Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës
Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia, ndalohet një person në Leposaviq