← Kthehu te Ballina
Sport 08/10/2026 20:31

Barcelona në aksion, synon transformimin e yllit nga Premierliga

Barcelona në aksion, synon transformimin e yllit nga Premierliga

Barcelona ka shtuar interesimin për mesfushorin e Fulhamit, Josh King, dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij gjatë verës së ardhshme.

Sipas TEAMtalk, katalunasit aktualisht janë klubi më i interesuar për 19-vjeçarin, pasi skautët e Barcelonës kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e tij gjatë vëzhgimeve të fundit.

Megjithatë, Barcelona nuk është e vetme në garë. Chelsea, Liverpool dhe Manchester United gjithashtu po e monitorojnë talentin anglez.

King ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2029, çka i jep klubit londinez një pozicion të fortë negociues në rast të një oferte për lojtarin.

Reklamë