← Kthehu te Ballina
Sport 31/10/2026 13:02

Barcelona dhe Atletico në garë për Lisandro Martinezin

Barcelona dhe Atletico në garë për Lisandro Martinezin

Barcelona dhe Atletico Madridi kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Lisandro Martinez.

Sipas mediumit spanjoll Diario AS, argjentinasi mund të largohet nga Old Trafford, pasi kontrata e tij me Unitedin skadon në qershor të vitit 2027.

As klubi anglez dhe as vetë futbollisti nuk duket se janë të interesuar për aktivizimin e opsionit për vazhdimin e kontratës edhe për një vit.

Madje, largimi i tij që në afatin kalimtar të janarit nuk përjashtohet si mundësi.

Përveç dy gjigantëve spanjollë, interesim për 28-vjeçarin kanë shfaqur edhe klubet italiane Inter, Roma dhe Como.

Martinez mund të bëhet kështu një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve, nëse vendos ta mbyllë aventurën e tij në Manchester.

Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026,...

Reklamë