Banka Popullore e Serbisë i heq licencën e punës Alta Bankës
Bordi Ekzekutiv i Bankës Kombëtare të Serbisë ka marrë vendim për t’i hequr licencën e punës “Alta Banka” a.d. Beograd. Me vendim gjyqësor, Agjencia për Sigurimin e Depozitave do të emërohet si administrator falimentimi, thuhet në njoftim.
Siç theksohet në njoftim, Bordi Ekzekutiv konstatoi se para revokimit të licencës u ndërmorën aktivitete mbikëqyrëse me qëllim që të sigurohet që banka të rrisë nivelin e likuiditetit të saj.
Më tej shtohet se u konstatua se “gjendja financiare e bankës është përkeqësuar ndjeshëm në periudhën e kaluar, ndërsa ekziston edhe mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes financiare ose të likuiditetit të bankës – një situatë që rrezikon interesat e deponuesve të bankës”.
Agjencia për Sigurimin e Depozitave, brenda afatit prej shtatë ditësh pune, do të mundësojë pagesën e shumave të siguruara dhe qasjen në mjete për deponuesit, në përputhje me Ligjin për Sigurimin e Depozitave, thuhet në njoftimin nga Kabineti i Guvernatorit të NBS-së.
Kjo bankë ka arrit të ketë degë në shtete tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, ku së fundi kjo bankë hyri duke blerë bankën e njohur me emrin “Stopanska Banka-Manastir”. Çfarë do të ndodhë me këtë bankë në vend pritet të ketë reagim edhe në Maqedoninë e Veriut.
tag_katrorimaqedoni_2
Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026,...
Të rejat Lexo më shumë
AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1
Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kaliforni, një viktimë dhe gjashtë të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë
Drafti i Komisionit Evropian për Kosovën: S’ka përparim në fushat themelore, ndikim politik në drejtësi, progresi në Dialog i pamjaftueshëm