Balla: “O Sali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve me bombola zjarri”
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në Facebook, duke akuzuar Sali Berishën se po nxit aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Balla shkruan: “O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputeteve/kandidateve me bombula zjarri se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë!”
Më tej, ai ka publikuar edhe një tjetër mesazh, duke iu referuar një gruaje që e cilëson si kandidate të Berishës dhe duke pretenduar se çanta e saj ishte e mbushur me bombula zjarri.
“Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri”, vijon Balla.
Reagimi vjen në ditën e katërt të protestës, pas tri ditësh të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë së shtetit, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private.
Të rejat Lexo më shumë
Çmimi i një pakoje të cigareve në Gjermani mund të arrijë në afro 12 euro deri në vitin 2030
Real Madridi arrin marrëveshje me Bellinghamin për rinovimin e kontratës
“Djali im është me ju” – Kreu i FNSH-së në Tiranë debaton me protestuesit: Ju kam xhan, vetëm paqësisht