Sport
15/10/2026 23:32
Balde po e mendon largimin nga Barcelona në janar
Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Alejandro Balde, po e shqyrton mundësinë e largimit nga klubi katalunas gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton mediumi spanjoll SPORT.
Sipas këtij mediumi, 22-vjeçari është i pakënaqur me minutat e pakta që po merr në skuadrën e Hansi Flickut. Balde ka luajtur vetëm 12 minuta në 10 ndeshjet e fundit të Barcelonës, statistikë që thuhet se e ka shtyrë të mendojë për një ndryshim ambienti.
Mbrojtësi spanjoll ishte lidhur më herët me një kalim te Manchester United, ndërsa mbetet të shihet nëse interesimi për të do të konkretizohet në afatin kalimtar të dimrit.
Për momentin, largimi i Baldes mbetet një mundësi dhe jo një vendim i konfirmuar.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Mikel Arteta shokon të gjithë, fton një 14-vjeçar në stërvitje me ekipin e Arsenalit
Lajme
Mali Mont Blanc rritet për gati dy metra, ekspertët zbulojnë lartësinë e re
Politikë
A gaboi LDK që nuk e votoi Ligjin për Specialen? Përparim Rama: As unë e asnjëri në LDK nuk janë kundër UÇK’së
Politikë