Lajme
06/11/2026 11:16
Bagazhi i pazakontë i tradhtoi - tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga
Autoritetet në Peru kanë ndaluar tre persona, dy shtetas gjermanë dhe një polak, të cilët tentuan të nxirrnin kontrabandë jashtë vendit më shumë se 3 mijë tarantula (merimanga të mëdha).
Të dyshuarit po përgatiteshin të udhëtonin drejt Gjermanisë, kur valixhet e tyre ngjallën dyshime gjatë kontrollit në aeroport.
Pas kontrollit, autoritetet zbuluan mbi 3 mijë tarantula, të cilat ishin fshehur me kujdes brenda çorapeve, në një përpjekje për t'i nxjerrë ilegalisht nga vendi.
Të tre personat u ndaluan nga autoritetet dhe tani përballen me akuza penale për kontrabandë.
Rasti ka tërhequr vëmendje për shkak të mënyrës së pazakontë të transportimit të këtyre merimangave, të cilat ishin fshehur në bagazhet e udhëtarëve.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër për shkak të festës fetare Dita e Përkujtimit të Shpirtërave
Lajme
Shtëpi 190m² për shitje në Chelsea Point – e mobiluar dhe me oborr të rregulluar #17038
Lajme
Konfiskim i pasurive në Kosovë, rasti ka të bëjë me trafikimin e narkotikëve në Suedi
Teknologji