Politikë
07/11/2026 21:16
Azizi: Provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën shqipe, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj paralajmërimit të partisë ZNAM se do të largohet nga Qeveria nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Azizi ka thënë se deklaratat e ZNAM-it nuk duhen marrë seriozisht, duke rikujtuar rastin e shkarkimit të Filkovit, për të cilin, sipas tij, kjo parti kishte deklaruar se nuk mund të ndodhte.
Ai ka theksuar se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe, pavarësisht kundërshtimeve të ZNAM-it.
“Për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i”, ka deklaruar Azizi, duke shtuar se, sipas tij, deklaratat shoviniste nuk mund ta ringjallin një parti që ai e konsideron të vdekur politikisht.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Sulme me molotovë e gurë, ujë pa ndalim nga policia - protesta e Tiranës përmes fotografive
Politikë
Ministria e Drejtësisë përgatit ligj të ri për zgjerimin e sistemit të probacionit
Lajme
Prishtinë: Arrestohen tre shitblerës narkotikësh, sekuestrohen mbi 500 gramë substanca të dyshimta
Sport