← Kthehu te Ballina
Politikë 15/10/2026 10:31

Azemi: Greva vazhdon në shkollat e Prishtinës, pavarësisht procedimit të pagave të shtatorit

Azemi: Greva vazhdon në shkollat e Prishtinës, pavarësisht procedimit të pagave të shtatorit

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se greva dhe protestat e punëtorëve teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë do të vazhdojnë.

Në një njoftim për media, Federata ka bërë të ditur se, ndonëse Komuna e Prishtinës i ka proceduar pagat për muajin shtator, ato, sipas sindikatës, nuk janë paguar në përputhje me pagën minimale.

Për këtë arsye, sindikata ka theksuar se greva dhe protestat do të vazhdojnë sipas strategjisë së përcaktuar më herët, deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.

Federata nuk ka bërë të ditur ndonjë afat për përfundimin e grevës, duke ritheksuar se vazhdimi i saj varet nga përmbushja e kërkesave të punëtorëve teknikë.

Reklamë