Avokatët kërkojnë ruajtjen e provave pas ekzekutimit të dështuar të të dënuarës me vdekje në SHBA
Avokatët e të dënuarës me vdekje në SHBA, Christa Pike janë paraqitur sot në gjykatë, ku po kërkojnë nga një gjykatës që shteti i Tennessee-t të ruajë të gjitha provat që lidhen me ekzekutimin e saj të dështuar javën e kaluar.
Kërkesa urgjente e ekipit ligjor të Pike mund të shërbejë si bazë për një padi të mundshme të ardhshme kundër shtetit, lidhur me mënyrën se si u zhvillua ekzekutimi.
Në seancën gjyqësore pritet të shqyrtohen me kujdes momentet kryesore të ekzekutimit dhe mënyra se si u administrua procedura.
Avokatët e Pike kanë deklaruar se ajo është tashmë “e vetëdijshme dhe duke folur” dhe se vazhdon të marrë trajtim mjekësor, pasi mbijetoi pas administrimit të dy dozave vdekjeprurëse të pentobarbitalit, raporton BBC.
Pike u dënua me vdekje pasi u shpall fajtore për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 1995.
Pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore, ekipi ligjor i Pike pritet të mbajë edhe një konferencë për media.
Të rejat Lexo më shumë
OnePlus Ace 7 zbulohet sërish, mund të jetë OnePlus 16R për tregjet ndërkombëtare
David Silva rikthehet nga pensionimi pas tre vitesh, 40-vjeçari firmos në një klub nga Hong Kongu
Gjatë rinovimit të shtëpisë gjendet kuleta e humbur 51 vjet më parë