Avari në gyp, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Pejës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidrodrini" ka njoftuar për një avari të madhe në gypin DN 450, në rrugën "Bajram Kelmendi", afër Urës së Re në Pejë.
Si pasojë e avarisë, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë për konsumatorët e B.T. "Kapeshnica", B.T. "Dardania I dhe II", si dhe në rrugët "Bajram Kelmendi", "Mbretëresha Teuta", "Mbreti Zog", "UÇK", "Sali Çeku" dhe "Muharrem Mitrovica".
Ndërprerja ka përfshirë edhe disa rrugë dytësore në këtë zonë.
Sipas "Hidrodrinit", ekipet e terrenit ndodhen në lokacionin e avarisë dhe janë duke punuar për sanimin e defektit.
"Furnizimi pritet të rikthehet në ora 15:00", thuhet në njoftimin e kompanisë.
KRU "Hidrodrini" ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kohës së intervenimit.
Të rejat Lexo më shumë
Anëtari i marinës mbretërore britanike akuzohet për spiunazh për një shtet të huaj
Avaria në tunelin e parë, Trepça jep detaje - procesi i sanimit është vështirësuar nga mungesa e pjesëve rezervë në magazinë
A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?