AUV: Janë sekuestruar rreth 2 tonë mish të pasigurt në Radovish dhe Negotinë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në RMV ka sekuestruar rreth 2 tonë mish dhe produkte mishi të pasigurta gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese të kryera në Radovish dhe në fshatin Pepelishtë të Negotinës, njofton Telegrafi Maqedoni.
"Shërbimet inspektuese të AUV-së dje kryen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në lokalet me pakicë të mishit, përgatitjeve të mishit dhe përpunimit të mishit në zonën e Komunës së Radovishit dhe te një person fizik në fshatin Pepelishte të Negotinës, i cili prodhonte dhe shiste produkte të mishit të tymosur dhe prera përmes rrjeteve sociale.
Gjatë kontrolleve në Radovish, u sekuestruan afërsisht 2 ton mish të freskët dhe të ngrirë dhe përgatitje mishi të pasigurta, të cilat do të shkatërrohen sot në deponinë "Drisla".
Në Pepelisht, u sekuestruan edhe 50 kilogramë përgatitje mishi (pecenica, kulen, proshutë e tymosur etj.) nga një person fizik i cili kryente një aktivitet të pamiratuar nga Agjencia "prodhim i produkteve të mishit të tymosur dhe të prera". Produktet e sekuestruara nuk kanë deklaratë origjine dhe janë ruajtur dhe përpunuar në kushte të papërshtatshme dhe johigjienike, gjë që përbën një rrezik serioz për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorit.
Institucionet kompetente vazhdojnë të kryejnë kontrolle inspektuese me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e prodhimit dhe tregtisë së paligjshme të ushqimit të pasigurt", thuhet në njoftimin e AUV-së.
Të rejat Lexo më shumë
Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet
Barcelona synon përforcime në janar, Laporta ka një emër të preferuar nga Liga Premier
E mitura raporton marrëdhënie seksuale me një person, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë në Pejë