Lajme
30/10/2026 15:17
Autobusi me fëmijë përplaset në një ndërtesë në Gjermani, shoferja mbetet e bllokuar
Në qytetin gjerman Bad Oldesloe, një autobus që transportonte njëzet fëmijë është përplasur me murin e një ndërtese mëngjesin e sotëm. Policia ka konfirmuar se disa pasagjerë dhe shoferja kanë pësuar lëndime, ndonëse numri i saktë nuk është bërë ende i ditur, raporton Der Spiegel.
Sipas një raporti të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20. Për arsye që ende nuk janë përcaktuar, shoferja ka kaluar përmes një rreth-rrotullimi, pas së cilës autobusi është përplasur me një ndërtesë banimi.
Raportet fillestare tregojnë se shoferja ka mbetur e bllokuar brenda mjetit.
Është ngritur një qendër pritjeje për familjarët, ku ata mund të marrin informacione të mëtejshme, raporton KosovaPress.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Kosova përgatitet për më shumë energji diellore, operatorët e rrjetit trajnohen për integrimin e burimeve të rinovueshme
Politikë
Drejtori i ETEA, Ahmeti: A doni me ditë çka lexojnë dhe mësojnë nxënësit në shkollat tona?
Lajme
Gjendet i vdekur një 46-vjeçar në Manastir
Politikë