Sport
31/10/2026 18:47
Atletico Madrid kryeson tabelën e LaLiga-s me Simeonen rekordmen!
Atletico Madrid siguroi një pikë në krye të LaLiga-s, pas fitores 2-0 ndaj Levante-s në stadiumin “Ciutat de Valencia”, një rezultat që e çon në nëntë numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje për “Rojiblancos” në të gjitha kompeticionet!
Ndërkohë, Atleti ka arritur të mos pësojë gol në tri ndeshje radhazi në kampionat, duke pësuar gjithsej vetëm tetë gola në 11 ndeshje deri më tani.
Perveç fitores,trajneri Diego Simeone barazon rekordin e Luis Aragonés prej 344 fitoresh në La Liga!
Por, tani ata duhet ta përqendrojnë vëmendjen te faza e ligës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, pasi të martën presin Bayern Munichun.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Kriza kushtetuese në Poloni përshkallëzohet, vjen reagimi i presidentit
Sport
Bersant Celina vazhdon shkëlqimin në Arabinë Saudite, shpëton skuadrën e tij nga humbja
Politikë
Shiroka-Pula me tri akademike: Ekspertiza shkencore, e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës
Lajme