ASH: Gara mes shqiptarëve përfundoi me fitoren e AKI
Rezultati i mbrëmshëm në Bërvenicë është një mesazh i qartë politik. AKI siguroi mbështetjen më të madhe ndër kandidatët shqiptarë dhe vazhdon garën në raundin e dytë, thonë nga ASH.
"Falënderojmë nga zemra të gjithë qytetarët që dolën dhe votuan, si dhe secilin që kontribuoi në mbarëvajtjen e këtij procesi demokratik.
Por beteja nuk ka përfunduar ende.
Më 1 nëntor, qytetarët e Bërvenicës do të vendosin për drejtimin e komunës së tyre. Urojmë që kjo datë të shënojë një kapitull të ri, me përfaqësim dinjitoz, respekt të ndërsjellë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Ftojmë në urtësi, maturi dhe reflektim. Përtej dallimeve politike, duhet të mbizotërojë përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe respekti për vullnetin e tyre", thonë nga ASH.
Nga atje thonë se Bërvenica meriton bashkim, dinjitet dhe një të ardhme të përbashkët.
Të rejat Lexo më shumë
Publikohen rekomandimet e reja për pacientët me cirrozë të mëlçisë: Çfarë duhet të bëjnë për të shmangur komplikimet?
Katër të plagosur pas të shtënave pranë një spitali në Çikago
Goditjet në tru te personat nën 55 vjeç janë rritur me 83 për qind në tri dekada