Lajme
21/10/2026 15:01
Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës “Dëshmorët Babatinca” në Podujevë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sot është asfaltuar edhe shtresa e dytë e rrugës “Dëshmorët Babatinca”, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet.
Sipas njoftimit, krahas asfaltimit të rrugës, është intervenuar edhe në trotuarin e ri, me qëllim të përmirësimit të pamjes urbane dhe rritjes së sigurisë për këmbësorët.
Bulliqi ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë, duke theksuar angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e Podujevës.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Fundviti në Kosovë: fluturoni nga Münster tri herë në javë
Ekonomi
INVESTIMET NË ENERGJI TË RIPËRTËRITSHME: SI MUND TË NDIHMOJNË PROCEDURAT MË TË THJESHTA DHE SHËRBIMET PUBLIKE DIGJITALE?
Politikë
Pasuria e ministrit Agon Ferati - banesa, tokë ndërtimore dhe dy automjete
Lajme