Asfaltohen rrugët e dëmtuara nga vërshimet në Tushilë të Skenderajt
Në fshatin Tushilë të Skenderajt kanë nisur punimet për asfaltimin e pjesëve hyrëse të urës së re, si dhe për sanimin dhe asfaltimin e disa rrugicave të dëmtuara nga vërshimet e viteve të fundit.
Punimet në terren janë përcjellë nga afër nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Arbnor Çitaku.
Sipas Komunës së Skenderajt, ndërhyrjet kanë për qëllim sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me synim krijimin e kushteve më të përshtatshme për banorët dhe qarkullimin e tyre.
Komuna ka bërë të ditur se, pavarësisht vështirësive financiare, po vazhdon me ndërhyrje në terren për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës publike në pjesë të ndryshme të territorit të Skenderajt.
Të rejat Lexo më shumë
Basha njofton për asfaltimin e 2.85 kilometrave të rrugës Bukovik–Dobërçan
#103: Arena e Yjeve – Gazetarët e Telegrafit analizë për Kosovën para ndeshjeve në Ligën e Kombeve
#102: Arena e Yjeve – Ismet Krasniqi, president i KOK-ut