Lajme
21/10/2026 16:17
Asfaltohen rrugë në Podujevë dhe në fshatin Dumnicë
Në qytetin e Podujevës dhe në fshatin Dumnicë po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave, në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Urbanizmit.
Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, të mërkurën është shtruar shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Dëshmorët Babatinca”, në qytet. Në këtë pjesë është ndërtuar edhe një trotuar i ri, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së sigurisë për këmbësorët.
Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit janë asfaltuar edhe disa rrugë dhe rrugica në fshatin Dumnicë, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit për banorët.
Komuna ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në pjesë të tjera të territorit të saj, me synimin e përmirësimit të infrastrukturës rrugore.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Pse shohim fytyra në priza elektrike, pllaka dhe mure? Ka një shpjegim interesant për këtë
Politikë
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj Fikrim Damkës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lajme
“Malli për atdheun i kthen bashkatdhetarët në Kosovë”, Valentina Gara tregon për fluksin e udhëtarëve në aeroport
Sport