← Kthehu te Ballina
Sport 31/10/2026 04:27

Arteta ua ‘zhduku’ telefonat e kuletat lojtarëve të Arsenalit

Arteta ua ‘zhduku’ telefonat e kuletat lojtarëve të Arsenalit

Mikel Arteta kishte organizuar një ushtrim të pazakontë për lojtarët e Arsenalit, duke angazhuar hajdutë profesionistë që t’i vjedhin fshehurazi gjatë një darke të ekipit.

Sipas “The Athletic”, trajneri spanjoll kishte ftuar një grup hajdutësh xhepash, të cilët u përzien me futbollistët dhe, pa u vënë re, u morën telefonat, kuletat dhe sendet e tjera personale.

Pas përfundimit të darkës, Arteta u kërkoi lojtarëve të kontrollonin xhepat e tyre. Disa prej tyre mbetën të shokuar kur kuptuan se sendet me vlerë u mungonin.

Megjithatë, gjithçka ishte pjesë e një ushtrimi të veçantë për ndërtimin e ekipit, të organizuar nga trajneri i Arsenalit.

Përmes kësaj metode, Arteta synonte t’ua kujtonte futbollistëve rëndësinë e përqendrimit, vigjilencës dhe të qenit gjithmonë të vëmendshëm, duke mos e ulur kurrë gardën.

Një mënyrë e pazakontë, por që tregon se Arteta kërkon t’i përgatisë lojtarët e tij jo vetëm për atë që ndodh në fushë, por edhe për situatat e papritura jashtë saj.

Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026,...

Reklamë