Arsenali po përgatit lëvizjet për janarin, Arteta ka katër emra në listën e transferimeve
Arsenali ka nisur të shqyrtojë mundësitë për përforcimin e repartit ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, me katër futbollistë që janë në listën e dëshirave të trajnerit Mikel Arteta.
Sipas raportimit të The Independent, londinezët po monitorojnë situatën e Alex Baenas, Endrickut, Antonio Nusas dhe Junior Kroupit, të cilët shihen si opsione të mundshme për të shtuar cilësi në fazën e sulmit.
Arteta dëshiron të përforcojë skuadrën me më shumë shpejtësi dhe kreativitet në krahët e sulmit. Ndryshimet e bëra gjatë afatit kalimtar të verës kanë lënë hapësira në repartin ofensiv, ndaj trajneri spanjoll synon të ketë më shumë alternativa për pjesën e dytë të sezonit.
Megjithatë, realizimi i ndonjë transferimi në janar mund të varet edhe nga largimet e mundshme nga Emirates Stadium.
Në mesin e emrave që pëlqehen nga Arsenali është edhe sulmuesi i Bournemouthit, Junior Kroupi, i cili konsiderohet si një profil që do t’i përshtatej mjaft mirë projektit të Artetës.
Sidoqoftë, një transferim i tij gjatë janarit vlerësohet i vështirë, çka ka bërë që klubi londinez të shqyrtojë edhe alternativa të tjera.
Për këtë arsye, vëmendja e Arsenalit është orientuar edhe drejt futbollistëve që aktivizohen te Atletico Madridi, Real Madridi dhe RB Leipzig.
Ndërkohë, planet e klubit për përforcimet e janarit mund të ndikohen edhe nga e ardhmja e mesfushorit Martin Zubimendi. Për shërbimet e tij raportohet se interesim kanë shfaqur Real Madridi, Atletico Madridi dhe Chelsea.
Një largim i mundshëm i Zubimendit mund t’i ndihmojë Arsenalit të sigurojë fondet e nevojshme për të investuar në përforcimin e repartit ofensiv.
Të rejat Lexo më shumë
“SYQKYM” para objektit të Qeverisë, instalacion me një mesazh për politikanët
“Jo 171, por as numër dyshifror nuk po arrijnë të dëshmojnë”, Zemaj për shifrat e Qeverisë për mjekët e kthyer nga jashtë
Pasuri prej 8 miliardë eurosh në mbetjet e Trepçës