← Kthehu te Ballina

Arsenali “blindon” portën, David Raya rinovon kontratën deri në vitin 2030

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Arsenali “blindon” portën, David Raya rinovon kontratën deri në vitin 2030

Portieri spanjoll, David Raya, do të jetë pjesë e Arsenalit edhe për shumë vite të tjera, pasi palët kanë konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit deri në qershor të vitit 2030.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, gardiani spanjoll është shndërruar në një shtyllë të pazëvendësueshme te “Topçinjtë”, duke u konsideruar si absolutisht i paprekshëm në portën e klubit londinez, shkruan IndeksOnline.

Me paraqitjet e tij të sigurta në Premier Ligë dhe në garat evropiane, Raya ka fituar besimin e plotë të drejtuesve të Arsenalit, të cilët kanë vendosur ta “blindojnë” të ardhmen e tij në “Emirates Stadium” në planin afatgjatë. /IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme