← Kthehu te Ballina
Lajme 09/10/2026 09:16

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:10, transmeton

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin kur dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy familjareve të tij.

Si pasojë e rastit, viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Reklamë