Lajme
22/10/2026 20:31
Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë
Gjatë ditës së sotme njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, pas një pune operative, ka kontrolluar një objekt të pashfrytëzuar, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, cigare të mbushura me substancë narkotike, cigare elektronike , një peshore digjitale, si dhe një pistoletë me karikator dhe fishekë.
Sipas njoftimit në lidhje me rastin, është arrestuar një person, i cili, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.
Rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Provimi i jurisprudencës 100% në shqip, Memedi: Kërkesa që po i rikthen studentët në protesta
Sport
Një ëndërr që e solli nga Amerika në Evropë, talenti Valton Haxhiu nuk ndalet së luftuari për sukses dhe ftesën e Kosovës U21
Politikë
Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion
Politikë