Lajme
03/11/2026 10:16
Arrestohet një person në Pejë nën dyshimin për ngacmim seksual
Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 nëntor 2026, ndërsa lidhur me të janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare, të dyja femra kosovare.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka sekuestruar si prova materiale një laptop dhe dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës, dy të dyshuar në mbajtje dhe një në kërkim
Lajme
Stuhia lë mijëra njerëz pa energji elektrike në disa pjesë të Brazilit - pamjet tregojnë kaosin e krijuar
Lajme
Si t’i ruani dardhat siç duhet në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta më gjatë
Politikë