Lajme
22/10/2026 16:46
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata në Han të Elezit, paguan 1200 euro për ta shlyer dënimin
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit, për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
Sipas njoftimit, arrestimi i personit me inicialet F.C. është kryer rreth orës 11:20.
Ai ishte i dënuar me 60 ditë burgim, por pas arrestimit e ka shlyer dënimin përmes pagesës prej 1,200 eurosh, në përputhje me mundësinë e paraparë nga gjykata.
Pas kryerjes së pagesës, personi është liruar.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Klopp zbulon dhimbjen që nuk po e kapërcen dot pas vdekjes së Jotas
Ekonomi
Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin bëjmë korrigjime në përputhje me kushtet reale ekonomike, qëllimi ynë është që buxheti të mbetet i qëndrueshëm
Sport
Themeluesit e FC Liria Berlin priten në Ambasadadën e Kosovës në Gjermani, theksohet roli i këtij ekipi në futsallin gjerman
Lajme