Lajme
08/11/2026 14:46
Arrestohet një person i dyshuar për rreth 14 vjedhje të rënda në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, përmes së cilës është arritur identifikimi i të dyshuarit me inicialet R.I.
I dyshuari është mashkull dhe shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ai është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet për të cilat dyshohet personi.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Shqiptarët vazhdojnë programin në SHBA, në Teksas takohen me institucionet më të rëndësishme amerikane
Sport
Ferizaj shpallet zyrtarisht “Qytet Evropian i Sportit 2027”
Politikë
Shiroka Pula: Kosova do ta kujtojë gjithmonë sakrificën e ushtarëve britanikë
Politikë