Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, në shtëpi kishte kokainë, ekstazi, marihuanë e MDMA
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar, tri qese najloni me 13.91 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit kokainë, MDMA dhe ekstazi, 14.19 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Gjakovë, të premten, në ora 09:00.
Të dyshuarit po ashtu i janë sekuestruar dy peshore digjitale dhe 450 euro që dyshohet se janë fituar nga shitja e narkotikëve.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate
Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.
Lexo më shumë
Kryqi zviceran do të përdoret vetëm në produktet e prodhuara në Zvicër
Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike
Rreziqet e rishikimit të arkitekturës së sigurisë së Evropës
