Lajme
26/10/2026 23:46
Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar me dy vjet burgim për shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në Prishtinë, i cili ishte dënuar me dy vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë për veprën penale që lidhet me narkotikët.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar më 26 tetor nga Njësia e Urdhëresave e Stacionit Policor Veriu, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.
I arrestuari, me inicialet L. B., 28 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Jeni ftohur, por dëshironi të stërviteni? Mjekët tregojnë kur mund të bëni ushtrime dhe kur duhet të pushoni
Politikë
Zelensky kishte refuzuar një plan sekret paqeje në vitin 2023 që parashikonte njohjen e kontrollit rus mbi Krimenë dhe pjesë të Donbasit
Lajme
Zvicër, kosovari mbetet në paraburgim pas të shtënave jashtë palestrës
Lajme