Lajme
30/10/2026 19:02
Arrestohet në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar nga Luksemburgu
Policia e Kosovës, me njesitet nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar.
Sipas njoftimit, rreth orës 16:30, është kapur shtetasi kosovar D.A., i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar.
“Urdhër arresti ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje” vepër kjo e sanksionuar sipas kodit penal të Luksemburgut.”
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Rrëzohet helikopteri në Indi, humbin jetën gjashtë persona
Lajme
Arrestohet në Athinë 48-vjeçari shqiptar, dyshohet për vrasjen e një personi gjatë grabitjes
Politikë
Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë
Sport