Lajme
15/10/2026 14:46
Arrestohet i dyshuari për grabitjen e një shume të konsiderueshme parash në Gjakovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në një filial të një kompanie në Gjakovë.
Rasti ishte raportuar më 10 tetor 2026, në rrugën “Anton Çeta”, ku, sipas ankueses, ishte marrë një shumë e konsiderueshme parash nën kërcënim.
Pas hetimeve, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve në Gjakovë kanë arritur ta identifikojnë dhe lokalizojnë të dyshuarin, i cili është arrestuar.
Policia ka bërë të ditur se, pas intervistimit dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “grabitje” dhe është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
KRM “Pastrimi” reagon pasi orenditë e banesës hidhen pranë parkut të fëmijëve në Prishtinë
Politikë
Aleanca Qytetare kërkon lehtësimin e rregullave për eksportin e armëve në Zvicër
Teknologji
Chevrolet rikthen Colorado Desert Boss me motor më të fuqishëm për vitin 2027
Sport