← Kthehu te Ballina
Lajme 09/10/2026 10:31

Arrestohet 26 vjeçari, ishte në kërkim nga policia për veprën penale ‘’Vjedhje’’

Arrestohet 26 vjeçari, ishte në kërkim nga policia për veprën penale ‘’Vjedhje’’

Ishte në kërkim nga policia për veprën penale: “Vjedhje” arrestohet një 26-vjeçar

Gjatë mesnatës së djeshme zyrtarët policorë të stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar një person me inicialet A.B ( 26 vjeç). Ai ishte në kërkim për veprën penale: “Vjedhje”.

I dyshuari është ndaluar rreth orës 01:00 dhe gjatë verifikimeve policore ka rezultuar se kërkohej nga Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, lidhur me rastet e vjedhjes.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe hetuesit kanë kontaktuar prokurorin e shtetit, i cili ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për procedura të tjera hetimore.

Reklamë