← Kthehu te Ballina
Lajme 19/10/2026 09:02

Arrestohen katër persona për gjueti të kundërligjshme, sekuestrohen tri armë

Arrestohen katër persona për gjueti të kundërligjshme, sekuestrohen tri armë

Katër persona janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, nën dyshimin për gjueti të kundërligjshme dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 10:05, kur dy të dyshuar, shtetas të Kosovës, dhe dy të tjerë, shtetas të Shqipërisë, janë hasur duke zhvilluar gjueti të kundërligjshme.

“Fsh. Korishë, Prizren 18.10.2026, 10:05. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë pasi që të njëjtit janë hasur duke zhvilluar gjueti të kundërligjshme. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie si dhe një shpend (fazan i vrarë). Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

Reklamë