Sport
01/11/2026 20:46
Armend Thaqi e shpëton Gjilanin nga humbja, merr një pikë në Klinë ndaj Dukagjinit
Ka përfunduar me barazim ndeshja e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës, mes Dukagjinit dhe Gjilanit.
Ndeshja e luajtur në Klinë përfundoi 1-1, me Gjilanin që barazoi në minutat e fundit të ndeshjes.
Ishte Dukagjini që doli i pari në epërsi ndaj Gjilanit në stadiumin “18 Qershori”, me golin e Iljasa Zulfiut në minutën e 29-të të ndeshjes.
Pjesa e parë përfundoi 1-0 në të mirë të Dukagjinit.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe me klinasit që ishin afër fitores së madhe, në skenë doli kapiteni i Gjilanit.
Armend Thaqi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 93-të, për të marrë një pikë për Gjilanin.
Me këtë pikë, Gjilani shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e pestë, një vend më lart se Dukagjini që i ka 18 pikë.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Yndyra në furrë është bërë si gur? Ja çfarë mund ta zbusë pa fërkim të fortë
Lajme
“Rethanat s’janë sqaruar në tërësi”, Hyseni reagon për rastin e rëndë me dy të vdekur në Demiraj të Gjilanit
Sport
Si po e shpëtojnë Barçën ‘shpikjet’ e Hansi Flickut?
Teknologji