Politikë
30/10/2026 12:01
"Arlinda ju dërgoi sinjalet", reagon Hoti: Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla - sot fshihuni pas ‘hallkave’
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas konferencës së ministres së Drejtësisë, Donika Gervalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për vrasjen e Arlinda Zekaj.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se hallkat nuk dështojnë vetë "I dështojnë ata që i drejtojnë".
“Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla. Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur. Sot fshihuni pas ‘hallkave’. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje”, ka shkruar Hoti.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Islamic Relief Kosova i siguron banesë një nëne nga Peja dhe fëmijëve të saj
Lajme
Arrestohen dy italianë për vrasjen e shqiptarit në Itali, u qëllua me armë në fytyrë dhe trupi iu hodh në kanal
Lajme
Shtiu me armë në bjeshkën e Bukoshit, arrestohet 61-vjeçari në Suharekë
Lajme