Lajme
18/10/2026 22:31
Ariu i zi hyn në bibliotekë në Kaliforni dhe 'vjedh' mjaltin
Një ari i zi në Kaliforni të SHBA-së është futur në një bibliotekë para hapjes dhe ka kërkuar ushqim, duke përfunduar te një kavanoz me mjaltë.
Ngjarja ndodhi në 100-vjetorin e botimit të parë të tregimit për Winnie-the-Pooh, personazhin e famshëm që njihet për dashurinë ndaj mjaltit.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë ariun duke konsumuar edhe gjalpë kikiriku e biskota, përpara se të shëtiste nëpër bibliotekë dhe të largohej vetë.
Biblioteka njoftoi se nuk pati dëme dhe asnjë libër nuk u prek.
Ngjarja u bë virale në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë me aventurat e Winnie-the-Pooh.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Macron del me deklaratë pas kaosit që përfshiu Francën
Politikë
Trazirat në Shqipëri, Ben Andoni kritika Presidentit Begaj: Mungoi autoriteti i tij, aspak s’po përballet me Edi Ramën
Sport
Fidan Shatri flet për të rejat e fundit nga organizimi i Lojërave Mesdhetare më 2030
Lajme