Sport
23/10/2026 16:03
Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A
Kombëtarja Shqiptare pritet të sjellë dy afrime të reja për ndeshjet e nëntorit.
Bëhet fjalë për Amar Gërxhaliun dhe yllin e Cagliarit, Elia Caprilen të cilëve iu është dhënë shtetësia shqiptare nga presidenti Bajram Begaj.
Sipas dekreteve të publikuara me datë 19 tetor 2026, Caprile dhe Gërxhaliu janë përfshirë në listën e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, me kërkesën e tyre e cila hap rrugën që të ftohen nga Rolando Maran.
Caprile, kualifikohet për të marrur shtetësinë pasi që e dashura e tij, Emili ka prejardhje shqiptare.
Gërxhaliu, kishte qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës në grupmoshat U12 dhe U19, ndërsa Caprile për grupmoshat e Italisë si dhe po shkëlqen me Cagliarin këtë sezon në Serie A.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
PTHP: Një person nga Velesi ofroi "vaksina kubaneze" kundër kancerit për të fituar para
Politikë
Trump tregon pse ka të drejtë të kandidojë sërish për president
Teknologji
Inteligjenca artificiale revolucionarizon Mercedesin
Ekonomi