Politikë
04/11/2026 23:02
Arben Gashi kandidat për të parin e LDK-së: Mendoj se ka ardh koha
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka pranuar se do të kandidojë për kryetar të partisë.
I ftuar në “Politiko”, Gashi ka thënë se beson se i plotëson kushtet për një garë të tillë.
Ai ka përmendur ambicien, profilin dhe programin si elemente që i konsideron të rëndësishme për kandidimin.
“Besoj që i plotësoj formalitetet dhe kushtet që i pata: ambicien, profilin e programin. Meqenëse s’jemi ende në atë fazë, por jemi në politikë për një kohë të konsiderueshme dhe kam kontributin tim, mendoj se ka ardhur koha t’i shoh mundësitë se si bashkërisht ta bëjmë LDK-në dhe Kosovën më të mirë. Mund ta thuash me zë të qartë dhe të lartë”, ka deklaruar Gashi në “Politiko”.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Orbani, Vuçiqi dhe Netanyahu - liderët që i vizitoi Dodiku para zgjedhjeve humbën, tani ai gjendet te Trumpi
Lajme
Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Bogdanci ku u gjetën dy trupa të pajetë
Politikë
Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Viti
Politikë