Anulohet tenderi, pacientët e spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka anuluar tenderin për furnizim me çarçafë, mbulesa, batanije dhe jastëkë për nevojat e pacientëve.
Sipas njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit, vendimi është marrë më 27 tetor, pas hapjes së tenderëve, raporton
Në këtë aktivitet të prokurimit, të iniciuar përmes procedurës së hapur, ishin pranuar gjithsej dy tenderë.
Si kriter për dhënien e kontratës ishte përcaktuar çmimi më i ulët, sakaq vlera e paraparë e tenderit ishte 20 mijë euro.
Megjithatë, autoriteti kontraktues ka arsyetuar anulimin me shkeljen e Ligjit për Prokurimin Publik, duke theksuar se shkelja ka ndodhur ose mund të ndodhë gjatë procedurës dhe nuk mund të rregullohet apo parandalohet përmes ndryshimit të kushteve të prokurimit.
Në njoftimin zyrtar nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për natyrën konkrete të shkeljes që çoi në anulimin e aktivitetit.
Të rejat Lexo më shumë
Çfarë dihet deri më tani për përplasjen vdekjeprurëse të trenit në Spanjë?
Ambasadorja zvicerane viziton veriun e Kosovës, takon KFOR-in dhe shoqërinë civile
Real Madridi përgatit ofertën e bujshme prej 150 milionë eurosh për yllin e Arsenalit