← Kthehu te Ballina
Sport 14/10/2026 17:03

Antonio Conte rikthehet në Ligën Premier? Tekniku italian ia hap derën gjigantit anglez

Antonio Conte rikthehet në Ligën Premier? Tekniku italian ia hap derën gjigantit anglez

Antonio Conte mund të rikthehet në Ligën Premier, pasi trajneri italian është i hapur për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, nëse merr një ofertë nga gjiganti anglez.

Sipas gazetarit italian Daniele Longo, ish-trajneri i Chelseat dhe Tottenhamit do ta shqyrtonte mundësinë për t’u ulur në stolin e “Djajve të Kuq”.

Conte është pa klub që nga fundi i sezonit të kaluar, kur u largua nga Napoli. Ai synon rikthimin në futbollin anglez dhe dëshiron të marrë drejtimin e një klubi të madh, i cili kërkon të rikthehet në majat e futbollit.

Në anën tjetër, Manchester Unitedi vazhdon të ketë besim te Michael Carrick, por rezultatet e fundit kanë ngritur shqetësime të mëdha.

Skuadra ka regjistruar vetëm dy fitore këtë sezon dhe nuk ka arritur të fitojë në pesë ndeshjet e fundit.

Kjo situatë mund ta shtyjë klubin anglez të shqyrtojë alternativa për stolin, ndërsa Conte shihet si një emër që mund të sjellë përvojë dhe mentalitet fitues te “Djajtë e Kuq”.

Reklamë