← Kthehu te Ballina
Sport 03/11/2026 00:02

Anthony Gordon me deklaratë të fortë: PSG dhe Real Madridi nuk janë më të mirë se ne!

Anthony Gordon me deklaratë të fortë: PSG dhe Real Madridi nuk janë më të mirë se ne!

Futbollisti anglez Anthony Gordon ka bërë një deklaratë të guximshme, në një konferencë për shtyp në Barcelonë, në prag të ndeshjes së Barcelonës kundër Aston Villës në Champions League.

Ai deklaroi se Paris Saint Germain dhe Real Madridi nuk janë skuadra më të mira se ekipi i tij.

“Ne jemi një skuadër e madhe dhe mund ta mposhtim këdo”, citohet të ketë thënë Gordon, duke komentuar dy humbjet e fundit.

Ai gjithashtu është ndalur te përballja me PSG-në, duke theksuar se skuadra franceze kishte pasur një avantazh të rëndësishëm, pasi kishte pushuar gjatë fundjavës, shkruan

Sa i përket ndeshjes kundër Real Madridit, Gordon është shprehur se skuadra e tij meritonte më shumë.

“Duhej të kishim fituar. Kishim më shumë posedim të topit dhe krijuam raste më të mira, por na mungoi diçka dhe kjo na kushtoi fitoren”, thuhet në deklaratën e tij. Në fund, anglezi theksoi se skuadra duhet të vazhdojë të përmirësohet ende për rezulatate më të mira.

Reklamë