Lajme
12/10/2026 15:15
Ansambli “Ilirida” nga Shtimja fiton Çmimin Kryesor në “Ballkan Festival 2026” në Kumanovë
Komuna e Shtimes ka njoftuar se ka fituar Çmimin Kryesor në Festivalin Ndërkombëtar “Ballkan Festival 2026”, të mbajtur në Kumanovë.
Përveç çmimit kryesor, ansambli është vlerësuar edhe me dy çmime të tjera nga juria profesionale. Behrije Hysenaj dhe Altin Gashi u shpërblyen me çmimin për Dyshen më të Mirë, ndërsa Rilind Krasniqi fitoi çmimin Këngëtari më i Mirë.
Në festival morën pjesë ansamble nga vende të ndryshme të Ballkanit, përfshirë Turqinë, Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
BE-ja miraton gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë
Lajme
A hani vonë natën? Hulumtime të reja zbulojnë pasoja serioze për shëndetin tuaj
Sport
Ditë historike në MotoGP: Aprilia i merr katër vendet e para dhe e rikthen Martin në krye
Lajme