← Kthehu te Ballina
Sport 04/11/2026 22:46

Andoni Iraola për golin e Muriqit: Shënoi me kokë mbi tre mbrojtësit tanë

Andoni Iraola për golin e Muriqit: Shënoi me kokë mbi tre mbrojtësit tanë

Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka komentuar golin vendimtar të Vedat Muriqit në humbjen 3:2 ndaj Fenerbahces në UEFA Champions League, duke vlerësuar mënyrën se si sulmuesi kosovar realizoi me kokë.

Duke analizuar golat e pësuar nga skuadra e tij, Iraola u ndal veçanërisht te realizimi i Muriqit, i cili mposhti mbrojtjen kundërshtare duke kërcyer mbi tre mbrojtës, shkruan

“Te goli i fundit, Muriqi goditi me kokë mbi tre mbrojtësit tanë. Kjo është padyshim një situatë që duhet ta mbrojmë më mirë”, deklaroi Iraola.

Goli i sulmuesit të Kosovës ishte një moment i veçantë i kësaj përballjeje, duke dëshmuar edhe një herë forcën fizike dhe aftësinë e tij në lojën ajrore.

Reklamë