Politikë
18/10/2026 15:01
Ambulanca mbërrin për të marrë gazetaren e lënduar nga gurët, protestuesit mosbesues, hapin dyert për të kontrolluar nëse ka gaz lotsjellës
Mosbesues janë treguar protestuesit ndaj ambulancës që mbërriti para Ministrisë së Arsimit për të transportuar gazetaren e lënduar në kokë nga gurët e hedhur gjatë protestës.
Ata ndaluan mjetin dhe hapën dyert për të kontrolluar nëse brenda kishte gaz lotsjellës. Protestuesit pretendojnë se më herët ambulancat janë përdorur për të transportuar gaz lotsjellës drejt efektivëve në terren.
Pasi kontrolluan ambulancën dhe u bindën se nuk kishte asgjë të dyshimtë, protestuesit e lejuan atë të kalonte./TCH
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Apple ka zbuluar çmimet e riparimit për telefonin e saj të parë palosës
Politikë
Zelensky: Rusia synon ta fusë Ukrainën në errësirë të plotë
Lajme
Policia për trupin e pajetë në Lanë: Viktima rreth 60-vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur është hedhur në lumë
Sport