Lajme
22/10/2026 11:46
Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Shkabaj pritet të renovohet, njofton Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë
Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë, e udhëhequr nga Bujar Gashi, ka njoftuar se është mbajtur një takim me banorët e fshatit Shkabaj, stafin shëndetësor të Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) dhe ekipin e NPB-së, ku është diskutuar për renovimin e kësaj ambulance.
Gjatë takimit janë shkëmbyer ide dhe janë diskutuar nevojat e kërkesat e banorëve, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Sipas njoftimit, bashkëpunimi me komunitetin konsiderohet i rëndësishëm për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
Ndërkaq, banorët e Shkabajt do të njoftohen me kohë për fillimin e punimeve të renovimit.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Aksion kundër kontrabandës në veri, sekuestrohen mallra mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete
Lajme
Blerta Kelmendi emërohet gjyqtare mbikëqyrëse për degën e Gjykatës Themelore në Klinë
Teknologji
Një problem në PHP vë në alarm botën digjitale, disa institucione mbyllin faqet e tyre
Lajme