“Ambienti” organizon trajnim për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në Istog
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” ka organizuar një trajnim për punëtorët e Njësisë Operative në Istog, me fokus në sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.
Trajnimi, i udhëhequr nga zyrtarja për Siguri dhe Shëndet në Punë, kishte në fokus parandalimin e zjarreve dhe ofrimin e ndihmës së parë në raste emergjente.
Gjatë trajnimit, punëtorët u informuan lidhur me masat e sigurisë, mënyrat e reagimit në situata emergjente, si dhe rëndësinë e njohurive praktike që mund të jenë vendimtare për shpëtimin e jetës në raste të rrezikut.
Nga kompania kanë theksuar se “Ambienti” mbetet e përkushtuar në ngritjen e vazhdueshme të vetëdijes për sigurinë në punë dhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë punëtorët.
“Siguria fillon me parandalimin, ndërsa njohuritë e duhura mund të bëjnë dallimin në momentet më të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Të rejat Lexo më shumë
Një film skocez mund ta rrëmbejë kurorën e “filmit të parë me zë në botë”
Arsenali i beson sërish Artetës, spanjolli nënshkruan kontratë të re
ESHS: Inflacioni në shtator shënon rritje të lehtë vjetore prej 2.7%, rriten çmimet në restorante dhe akomodime