Ambasada e Zvicrës në Kosovë shënon Javën e Gjuhës Italiane me një mbrëmje filmi në Prishtinë
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka shënuar së bashku me Ambasadën e Italisë në Prishtinë Javën e 26-të të Gjuhës Italiane në Botë (#SLIM2026), përmes një aktiviteti kulturor të organizuar në Prishtinë.
Në Institutin Sekhmet u shfaq filmi “Bukë dhe tulipanë” (Pane e tulipani), me regji të regjisorit zvicerano-italian Silvio Soldini, shkruan
Filmi, në të cilin luajnë aktorja Licia Maglietta dhe aktori zviceran Bruno Ganz, është një komedi e vlerësuar me çmime, e cila u ofroi të pranishmëve një mbrëmje të mbushur me humor, art kinematografik dhe shkëmbim kulturor.
Në një postim, Ambasada e Zvicrës theksoi lidhjen e veçantë të këtij shteti me gjuhën dhe kulturën italiane, duke rikujtuar se Zvicra është vend me katër gjuhë kombëtare dhe një komunitet të gjallë italishtfolës.
“Si vend me katër gjuhë kombëtare dhe një komunitet të gjallë italishtfolës, Zvicra është pjesë e botës së gjuhës dhe kulturës italiane”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ambasada e cilësoi këtë aktivitet si një mënyrë të bukur për të festuar lidhjet ndërmjet dy vendeve dhe kulturave, duke vënë në pah rëndësinë e kinemasë si urë bashkëpunimi dhe komunikimi kulturor.
Të rejat Lexo më shumë
Kompania turke Aselsan siguron një marrëveshje prej 1,1 miliard dollarësh për eksportin e sistemeve të mbrojtjes ajrore
“Muzika në Beograd nuk do të ndryshojë”, Rama thotë se liderët e rinj të Serbisë nuk pritet ta njohin Kosovën
Prindërit e viktimave në "Pulse": Nëse institucionet do ta kishin mbyllur objektin në kohë, ai nuk do të punonte më 16 mars 2025