Ambasada e Zvicrës dhe ajo e Italisë organizojnë shfaqjen e filmit “Pane e tulipani” në Prishtinë
Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada e Italisë në Kosovë do të shënojnë së bashku Javën e Gjuhës Italiane, me një aktivitet kulturor që do të mbahet më 30 tetor në Prishtinë.
Në kuadër të edicionit të 26-të të Javës së Gjuhës Italiane, e cila këtë vit zhvillohet nga 23 deri më 30 tetor me temën “Lingua geniale: ide, projekte, krijim me italisht”, do të shfaqet filmi italian “Pane e tulipani” (2000), me regji të Silvio Soldinit.
Shfaqja do të mbahet të premten, më 30 tetor, nga ora 18:30, në Institutin Sekhmet në Prishtinë, shkruan
Filmi do të transmetohet në gjuhën italiane me titra në anglisht.
Ambasada e Zvicrës ka theksuar se italishtja është një nga katër gjuhët kombëtare të vendit, duke e cilësuar këtë aktivitet si një mundësi për të festuar gjuhën dhe kulturën italiane së bashku me publikun në Kosovë.
Të rejat Lexo më shumë
Kush është njeriu që mund ta rrëzojë Netanyahun?
Maserati Peralta D, ku bakri i punuar me dorë shndërrohet në një vepër unike automobilistike
Instagram teston formatin e ri “Features”, me video horizontale deri në 90 minuta