← Kthehu te Ballina
Lajme 30/10/2026 20:01

Ambasada e Kosovës në Paris mirëpret artistët kosovarë, vlerësohet suksesi i tyre në skenën ndërkombëtare

Ambasada e Kosovës në Paris mirëpret artistët kosovarë, vlerësohet suksesi i tyre në skenën ndërkombëtare

Ambasada e Kosovës në Francë ka mirëpritur artistët kosovarë në Paris, në një takim ku u diskutua për rrugëtimin e tyre artistik, sukseset ndërkombëtare dhe mundësitë e bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe Francës.

Në takimin e mbajtur dy ditë më parë, ambasadori i Kosovës në Francë, së bashku me stafin e ambasadës, priti artistët Brilant Milazimi, Arrita Katona, Ermir Zhinipotoku, Luiza Thaqi dhe Erleta Matoshi, shkruan

Vëmendje e veçantë iu kushtua suksesit të artistit Brilant Milazimi, pjesëmarrja e të cilit në Art Basel Paris, pas prezantimit në Bienalen e Lionit, shënon një tjetër prezantim të artit kosovar në platformat e rëndësishme ndërkombëtare.

Ndërkohë, Arrita Katona, Ermir Zhinipotoku dhe Luiza Thaqi po qëndrojnë në rezidencën artistike Cité internationale des arts në Paris, në kuadër të programit “Shtëpi”, i realizuar në partneritet me Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Ky program synon t'u krijojë artistëve mundësi për zhvillim krijues, shkëmbim përvojash dhe bashkëpunime me artistë e institucione ndërkombëtare.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Reklamë